Site icon Telegrafi

Formacioni i mundshëm i Lampardit te Chelsea

Frank Lampard pritet që në këtë javë të prezantohet te Chelsea, e që do ta zëvendësojë Maurizio Sarrin që kaloi te Juventusi ditë më parë.

Legjenda angleze po largohet nga Derby County, pasi dje ka marrë lejen nga këta të fundit që t’i fillojë bisedimet me klubin nga Londra.

Trajneri 41-vjeçar do të ketë shumë punë për të bërë, pasi The Blues janë dënuar për dy afate nga FIFA dhe nuk do të kenë të drejtë të transferojnë lojtarë deri në afatin e verës 2020.

Formacioni i mundshëm i Lampardit te Chelsea (Foto: The Sun)

Kështu, Lampard do t’i shfrytëzojë disa lojtarë që kanë qenë në huazim, e që janë pjesë e akademisë së Chelseat.

Lexo po ashtu Derby County ia lejon Chelseat bisedimet me Lampardin

SunSport ka bërë një formacion se si mund të luajë skuadra londineze në sezonin e ri, e që mundet me pak punë të kualifikohet në top katërshe.

Formacioni i mundshëm i Lampardit (4-2-3-1): Kepa, Azpiliceuta, Luiz, Christensen, Emerson, Kante, Jorginho, Barkley, Pulisic, Pedro, Giroud. /Telegrafi/

Exit mobile version