Përfaqësuesja e Kosovës do të përballet me Bullgarinë në ndeshjen e tretë në kuadër të kualifikimeve për EURO 2020.
Dardanët vijnë në këtë takim pas dy barazimeve në dy duelet e para, ndërsa bullgarët në tri takimet e para kanë dy barazime dhe një disfatë.
Trajneri i Kosovës, Bernard Challandes, pritet të bëjë ndryshime në formacion, pasi në ndeshjen e fundit disa nga lojtarët nuk ishin në nivel të detyrës.
Kësisoj ardhja e madhe te Kosova, Florent Hadergjonaj pritet të jetë titullar në vend të Mërgim Vojvodës, por nuk përjashtohet që deçanasi të luajë edhe si mbrojtës i majtë në vend të Paqaradës dhe drenicasi të mbetet në pozitën e tij.
Në portë do të jetë i pazëvendësueshmi Aro Muric, ndërsa qendra e mbrojtjes do të vazhdoj me dyshen Rrahmani – Aliti.
Idriz Voca dhe Besar Halimi do të jenë në qendër të mesfushës, ndërsa në krahun e djathtë të sulmit do të jetë si gjithmonë Milot Rashica.
Bersant Celina do të jetë në pozitën 10-shit, ndërsa Benjamin Kololli dhe Edon Zhegrova janë në balotazh për vendin e lënë bosh nga Arbër Zeneli pas lëndimit.
Në qendër do të jetë edhe në këtë takim sulmuesi më në formë, Vedat Muriqi, ndërsa nga banka do të pres rastin Shkëlqim Demhasaj.
Formacioni i mundshëm i Kosovës: Muric, Vojvoda, Rrahmani, Aliti, Hadërgjonaj, Voca, Halimi, Rashica, Celina, Kololli (Zhegrova), Muriqi. /Telegrafi/