Site icon Telegrafi

Formacioni i mundshëm i Kosovës për miqësoren ndaj Lituanisë – Challandes do kërkojë më të mirën nga lojtarët para dy ndeshjeve kualifikuese

Përfaqësuesja e Kosovës do të jetë nikoqir i Lituanisë në miqësoren që zhvillohet para dy ndeshjeve kualifikuese në Kupën e Botës që mbahet në Katar në vitin 2022.

Ndeshja mes Dardanëve dhe lituanëve do të luhet në stadiumin “Fadil Vokrri” nga ora 20:45.

Kjo ndeshje miqësore do të jetë test para dy ndeshjeve kualifikuese , ndaj Suedisë më 28 mars dhe me Spanjën më 31 mars.

Lexo po ashtu Dita e Kosovës: Lituania, test i mirë para dy ndeshjeve kualifikuese për në Kupën e Botës

Redaksia e Telegrafi Sport ka përpiluar formacionin e mundshëm se si mund të luajë Kosova në miqësoren ndaj Lituanisë:

Për këtë miqësore, Bernard Challandes pritet që në portë të startojë me Visar Bekajn.

Lexo po ashtu Zlatan Ibrahimovic në dilemë për ndeshjen kualifikuese ndaj Kosovës

Në mbrojtje do të jenë katërshja si, Florent Hadërgjonaj e Leart Paqarada në krah, derisa Betim Fazliji e Ibrahim Dresevic do të jenë në qendër.

Para tyre, si mesfushorë defanzivë pritet të vendosen Hekuran Kryeziu e Besar Halimi.

Vedat Muriqi mund të vendoset i vetëm në sulm, derisa do të ndihmohet nga treshja, Milot Rashica, Bersant Celina e Arbër Zeneli. /Telegrafi/

Exit mobile version