Përfaqësuesja e Kosovës sot (e hënë) do ta zhvillojë ndeshjen e parë në një garë zyrtare kundër Finlandës.
Këtë sfidë skuadra jonë e zhvillon si mysafir dhe është e vlefshme për kualifikimet për Kampionatin Botëror, ‘Rusia 2018’.
Përzgjedhësi Albert Bunjaku tashmë e ka në kokë formacionin me të cilin do të ndeshet me finlandezët.
Mirëpo, gjatë ditës pritet një vendim i FIFA-s për t’u dhënë lejë gjashtë futbollistëve që ta përfaqësojnë Kosovën.
Dhe meqenëse pret një përgjigje pozitive, trajneri ka bërë planin e skuadrës me të cilën do të luajë. Katër mbrojtës, një mesfushë e ngjeshur me pesë lojtarë dhe një sulmues – ky pritet të jetë formacioni i tij.
Më poshtë jua sjellim njëmbëdhjetëshin e mundshëm startues të Kosovës:
Portier: Ujkani.
Mbrojtës: Perdedaj, Rrahmani, Pnishi , Paqarada.
Mesfushorë defensivë: Alushi, Zejnullahu.
Mesfushorë ofensivë: Rashica, Celina, B. Berisha
Sulmues: Muriqi.
/Telegrafi/