Kosova do të takohet sot (e marte) me San Marinon për të zhvilluar miqësoren.
Dardanët janë nikoqir për takimin që fillon në ora 18:00 në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Për këtë sfidë, Bernard Challandes pritet të mbështetet te pjesa më e madhe e lojtarëve që kanë luajtur edhe në takimet e mëhershme si startues, duke shikuar në formën e tyre.
Mungesë e formacionit bazë, sipas asaj që raporton Telegrafi, pritet të mos jetë Milot Rashica, i cili është stërvitur ndaras nga pjesa tjetër e skuadrës.
Trajneri i Kosovës mund të mos rrezikojë me ylli vushtrrias, duke e lënë të rikuperohet në qetësi.
Në portë pritet të startojë Visar Bekaj para Arijanet Muric dhe Samir Ujkanit.
Mbrojtja do të përbëhet nga katërshja, Destan Bajselmani, Amir Rrahmani, Betim Fazliji dhe Fidan Aliti.
Në mesfushën defazive mund të vendose Idriz Voca dhe Hekuran Kryeziu.
Me Vedat Muriqin e vetmuar në sulm, pritet të ndihmohet nga treshja, Lirim Kastrati, Abër Zeneli dhe Blendi Idrizi.
Kështu, Challandes do t’i qëndrojë besnik skemës së tij, 4-2-3-1. /Telegrafi/