Kombëtarja e Kosovës luan sot (e shtunë) në udhëtim te Lituania në kuadër të ndeshjes së vlefshme për Grupin 2 në Ligën C të Ligës së Kombeve dhe për këtë ndeshje përzgjedhësi Franco Foda ka idetë e qarta rreth formacionit që pritet ta startojë ndeshjen.
Dardanët janë mysafirë të lituanëve në ndeshjen që pritet të zhvillohet në S. “Dariaus ir S. Girėno stadionas” të Kaunas nga ora 15:00.
Për këtë ndeshje, ekipi i Kosovës është përgatitur maksimalisht dhe është gati për fitore ose së paku për rezultat pozitiv.
Përzgjedhësi Foda ka para nga afër formën e lojtarëve dhe tani ka idetë e qarta rreth formacionit që do të inkuadroj në këtë ndeshje.
Telegrafi mëson se trajneri gjerman do të vazhdoj të luajë edhe në këtë ndeshje me rreshtimin 4-3-3, ndërsa pjesë e 11-shes së parë do të jenë shumë lojtarë që nuk ishin në takimin e fundit ndaj Qipros.
Në portë do të rikthehet Arijanet Muric duke marrë vendin e Visar Bekajt, ndërsa Mërgim Vojvoda do të rikthehet në krahun e djathtë, aty ku luajti Florent Hadergjonaj në ndeshjen e fundit.
Treshja tjetër e mbrojtjes do të jetë ajo e njëjta, me kapitenin Amir Rrahmanin dhe Fidan Alitin në qendër, ndërsa në krahun e majtë do të luajë Donat Rudhani.
Mesfusha me tre do të jetë ajo e njëjta sikurse ndaj Qipros dhe do të përbehet nga Lindon Emerllahu në qendër dhe Elvis Rexhbecaj dhe Valon Berisha përkrah tij.
Në sulm do të rikthehet Edon Zhegrova, i cili do të luajë në krahun e djathtë, ndërsa Milot Rashica do të jetë në të majtin dhe në qendër Fisnik Asllani që do ta marrë vendin e Vedat Muriqit të lënduar.
Formacioni i mundshëm i Kosovës
Muric; Vojvoda, Rrahmani, Aliti, Rudhani; Emerllahu, Rexhbecaj, Berisha; Zhegrova, Asllani, Rashica;
/Telegrafi/