Site icon Telegrafi

Formacioni i mundshëm i Kosovës ndaj Ishujve Faroe, priten ndryshime

Përfaqësuesja e Kosovës e ka nisur me barazim kampanjën në Ligën e Kombeve.

Dardanët arritën të marrin një pikë të vlefshme në udhëtim tek Azerbajxhani duke luajtur pa gola 0-0.

Por në këtë takim në element nuk ishin futbollistët ofensivë, për dallim nga dy mesfushorët qendror dhe mbrojtja.

Trajneri Bernard Challandes pritet të bëjë ndryshime në formacionin startues për ndeshjen ndaj Ishujve Faroe.

Ujkani do të mbetet në portë, ndërsa katërshja e mbrojtjes do të formohet nga Mërgim Vojvoda, Amir Rrahmani, Fidan Aliti dhe Leart Paqarada.

Dy mesfushorët qendror, Herolind Shala dhe Hekuran Kryeziu patën paraqitje mjaftë të mirë dhe pritet të luajnë edhe sot nga minuta e parë.

Vendin e Edon Zhegrovës pritet ta zë Milot Rashica, ndërsa në vend të Bersant Celinës do të startojë Besar Halimi.

Në krahun e majtë do të jetë Arber Zeneli, ndërsa për pozitën e sulmuesit janë në garë Atdhe Nuhiu dhe Vedat Muriqi. /Telegrafi/

Formacioni i mundshëm i Kosovës: Ujkani, Vojvoda, Rrahmani, Aliti, Paqarada, Shala, Kryeziu, Rashica, Halimi, Zeneli, Muriqi (Nuhiu).

Exit mobile version