Site icon Telegrafi

Formacioni i mundshëm i Kosovës ndaj Bullgarisë, ‘Dardanët’ shpresojnë në rikthimin e dy yjeve

Të hënën Përfaqësuesja e Kosovës luan ndeshjen e parë të vlefshme për kualifikimet në Kampionatin Evropian ‘Euro 2020’.

‘Dardanët’ presin në stadiumin ‘Fadil Vokrri” skuadrën e Bullgarisë dhe duke e parë formën e djelmoshave tonë ata janë favorit për të fituar.

Bernard Challandes ende ka disa dyshime për formacionin startues për shkak të disa lëndimeve, por Telegrafi beson se formacioni i mëposhtëm është më i mundshmi që do ta shikojmë në fushë të hënën nga ora 20:45.

Stërvitja e fundit e Kosovës para ndeshjes me Bullgarinë (Foto: Ridvan Silvova/Telegrafi)

Në portë nuk kontestohet Arijanet Murici, në mbrojte ka vetëm një dyshim dhe ai është Benjamin Kololli, por në rast se ai nuk do të luajë, Leart Paqarada është gjithmonë gati të jep më të mirën nga vetja.

Në mesfushë shpresat janë të mëdha që Hekuran Kryeziu të rikthehet dhe së bashku me Herolind Shalën të formojnë dyshen fantastike, ndërsa para tyre me shumë mundësi do të jetë Bersant Celina.

Në të majtë të sulmit i pazëvendësueshmi Arbër Zeneli, kurse në të djathtë Milot Rashica, në qendër të sulmit gjiganti Vendat Muriqi. /Telegrafi/

Murici; Kololli (Paqarada), Aliti, Rrahmani, Vojvoda; Kryeziu, Shala, Celina; Zeneli, Rashica, Muriqi.
Exit mobile version