Site icon Telegrafi

Formacioni i mundshëm i Kombëtares shqiptare ndaj Rumanisë (Foto)

Shqipëria do ta luaj ndeshjen e fundit në fazën e grupeve, ku kundërshtar do ta ketë Rumaninë e cila po ashtu po lufton për pozitën e tretë.

Tre pikë mund të jenë të mjaftueshme që Shqipëria të kualifikohet tutje për në evropian, pasi sipas disa prognozave mundësia për t’u kualifikuar me tre pikë është mjaftë e madhe.

Por, dilema e përzgjedhësit të Kombëtares, De Biasi është te formacioni i sotëm, i cili pritet të jetë më ofanziv pasi Shqipëria nuk ka çfarë të humbas në këtë takim.

E rëndësishme për Kombëtaren është edhe rikthimi i kapitenit, Lorik Cana, por edhe ky është në dilemë të madhe se a do të startoj pas paraqitjes dinjitoze të Arlind Ajetit në ndeshjen ndaj Francës.

Sadiku apo Cikalleshi kjo është një tjetër dilemë për trajnerin italian, i cili e kishte lojtarin favorit Sokol Cikalleshin gjatë gjithë kualifikimeve për në këtë evropian, kurse Sadiku dështoi të shënonte në dy ndeshjet e para edhe pse tregoi formë të shkëlqyer.

Shqipëria ndaj Rumanisë do të luaj në qytetin e Lionit në ora 21:00.

Exit mobile version