Paralamenti i Katalunisë dje (e premte) ka shpallur pavarësinë nga Spanja. Me këtë rast qeveria spanjolle ka marrë vendim aktivizimi i paprecedentë të nenit 155 të Kushtetutës spanjolle, që i jep mundësi qeverisë së Madridit të marrë kontrollin e plotë të njërit prej rajoneve autonome të vendit, Katalunisë.
Çfarë nëse Katalunia ka durimin dhe forcën për të shkuar deri në fund? Si do të ndikohej futbolli nga kjo?
Në rast se popullit katalunas gjërat i shkojnë ashtu siç edhe mendojnë, atëherë ata duhet të kenë një Përfaqësuese të re, klube e tyre duhet të largoheshin nga kampionatet e futbollit dhe me këtë rast duhet të kërkonin një ‘shtëpi’ të re për të vazhduar garat në sezonet tjera.
Presidenti i La Ligas, Javier Tebas, në 2014-n ishte i shumë i qartë dhe fjalët e tij ende kanë peshë të madhe dhe i japin përgjigjeje shumë pyetjeve.
“Rregullat tona njohin një dispozitë të vetme ku thuhet se vetëm një shtet jo spanjoll mund të luajë La Liga dhe garat e tjera spanjolle dhe ai është Andorra”.
Në 2017/18 janë gjashtë skuadra katalunase në dy divizionet e para spanjolle:
La Liga: Barcelona, Espanyol dhe Girona.
Segunda Division: Barcelona B, Nastik dhe Reus.
Por, edhe shtatë të tjera (Badalona, Kornelia, Jagostera dhe Jeida, Olot, Sabadell dhe Peralada) në Segunda Division B.
Por, në cilat kampionate mund të vazhdonin këto garat? Për këtë javë më parë është përgjigjur edhe ministri katalunas për sport, Gerard Figueras:
“Në rast pavarësie, skuadrat katalunase në La Liga – Barcelona, Espanyol dhe Girona – do t’ju duhet që ta vendosin se ku do të luajnë: Në Ligës e Spanjës, apo në shtetet fqinje si Italia, Franca ose Liga Premier. Në Spanjë ka skuadra që nga shtet tjera luajnë: sikurse që janë klubet nga Andorra në basketboll dhe futboll. Monaco luan në Francë, në Angli luajnë skuadrat nga Uellsi. Nuk besoj që as UEFA e sheh si problem këtë.
Në rast të largimit nga kampionatet spanjolle, duhet largimi edhe i disa lojtarëve nga Përfaqësuesja e Spanjës dhe krijimi i asaj të Katalunisë, ndërsa ky do ishte formacioni i mundshëm i tyre:
Casilla; Jordi Alba, Bartra, Pique, Aleix Vidal; Fabregas, Busquets, Sergi Roberto; Deulofeu, Bojan dhe Tello.
Por, këto janë vetëm disa skenar, se çfarë do të ndodh realisht mbetët të shihet pasi është një situata vështirë e shpjegueshme. /Telegrafi/