Site icon Telegrafi

Formacioni i mundshëm i Chelseat nën urdhrat e Maresca me dy transferime shtesë

Enzo Maresca është pretendenti kryesor për të marrë drejtimin e Chelseat – kështu që këtu keni një vështrim se si Blutë mund të rreshtohen nën drejtimin e tij.

Italiani e udhëhoqi Leicesterin drejt promovimit nga Championsshipi si fitues i ligës sezonin që lamë pas, i “armatosur” me cillësi të lartë, duke përfshirë Kiernan Dewsbury-Hall, Abdul Fatawu dhe James Justin.

Kjo u shoqërua me përvojën e Conor Coady, Harry Winks dhe Jamie Vardy , ky i fundit het-triku i të cilëve në një fitore 3-0 ndaj Preston North End siguroi titullin e ligës.

Lexo po ashtu Arsyeja e vërtetë pse Maresca pritet të emrohet trajner i Chelseat

Megjithatë, përpara rikthimit të tyre në Ligën Premier, Leicester po përballet me një zbritje të konsiderueshme pikësh pasi u shpallën fajtorë për shkeljen e rregullave financiare gjatë periudhës së fundit në ligën e parë.

Dhe pasi Chelsea ndau rrugët me Mauricio Pochettinon, Maresca është tani objektivi i tyre kryesor dhe mund të prezantohet në Stamford Bridge së shpejti me një kontratë pesëvjeçare.

Ne kemi hedhur një vështrim se si ai mund të rreshtohej – duke përdorur lineup-builder.co.uk.

Italiani priret të fillojë me një formacion 4-3-3 ose 4-2-3-1, duke u mbështetur në lojën me posdeim të lartë dhe presion të vazdueshëm.

Këto sisteme do t’i përshtaten kryesisht skuadrës aktuale të Chelseat, me ekipin që shpesh rreshtohet në secilin sistem nën drejtimin e Pochettino.

Sistemi i tij gjithashtu tenton të zhvendoset në treshen e mbrojtjes kur është në zonat sulmuese, ndërsa aftësia për topin është e rëndësishme.

Sistemi e ndihmoi Leicesterin të arkëtonte 97 pikë dhe të fitonte kampionatin – megjithëse pati disa shqetësime të ngritura kur Dhelprat shkuan në një seri prej tri fitoresh në 10 ndeshje midis shkurtit dhe prillit.

Enzo Maresca: Formacioni i mundshëm i Chelseat

/Telegrafi/

Exit mobile version