Carlo Ancelotti është duke tentuar që të bëjë një revolucion në skuadrën e Napolit në këtë afat kalimtar të kësaj vere.
Trajneri italian tashmë te napolitanët e ka kompletuar transferimin e Kostas Monaloas nga Roma, mirëpo shpreson që të paktën t’i kompletojë edhe katër të tjerë.
Ancelotti po tenton që të skuadra nga Serie A ta transferojë Di Lorenzon nga Empoli, Hirving Lozanon nga PSV Eindhoven, James Rodriguezin nga Real Madridi dhe Mauro Icardin nga Interi.
Manolas ceduto a titolo definitivo al Napoli.
Ciao Kostas, grazie per questi 5 anni in giallorosso 👋#ASRoma pic.twitter.com/FdJvBX6LbE— AS Roma (@OfficialASRoma) June 30, 2019
Skema e ish-trajneri të Bayern Munichut te skuadra italiane do të ishte e pandryshuar, me katër mbrojtës, dy mesfushorë defanzive, një mesfushor ofanzive, dy anësor dhe një sulmues.
Skema e mundshme e Ancelottit te Napoli (4-2-31-1): Meret; Di Lorenzo, Koulibaly, Kostas Manolas; Ghoulam, Fabian Ruiz, Zielinski, Hirving Lozano, James Rodriguez, Insigne, Mauro Icardi.
Kolumbiani nuk dëshirohet nga madrilenët, ndërsa sulmuesi argjentinas tashmë është duke u përgatitur për t’u larguar nga Nerazzurët. /Telegrafi/