Site icon Telegrafi

Formacioni më i mirë sipas Ibrahimovicit, ai e zgjedh veten në secilën pozitë

(Foto: Getty Images/Guliver/Instagram)

Zlatan Ibrahimovic edhe një herë e ka dëshmuar dashurinë ndaj vetvetes dhe mbështetjes maksimale që ua bën aftësive të tij në futboll.

Sulmuesi veteran e ka zgjedhur veten në 11 pozita në formacionin më të mirë, sipas tij.

Natyrisht se kjo nuk është befasi për dashamirët e futbollit, të cilët e njohin 37-vjeçarin dhe i dinë shakatë që bën, teksa e konsideron veten si futbollistin më të mirë në botë.

“Skuadra ime e preferuar e të gjitha kohërave. Më ka mbetur ta zgjedh vetëm trajnerin. Ndoshta do të jetë Zlatani”, ka shkruar pranë formacionit të skuadrës që e ka quajtur FC Zlatan.

Duke i lënë shakatë anash, nuk ka dyshim se Ibrahimovic bën pjesë në listën e qendërsulmuesve më të mirë, teksa ka fituar trofe te secili klub ku ka luajtur gjatë karrierës. /Telegrafi/

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Zlatan Ibrahimovic
Exit mobile version