Roma ka katër lojtarë në ekipin e sezonit të Ligës së Konferencës pasi ngriti trofeun, pasi mposhti Feyenoordin në finalen e zhvilluar në Tiranë.
Fitorja e tyre u reflektua edhe në zgjedhjen e UEFA-s për ekipin e sezonit për këtë garë, që ishte hera e parë që zhvillohej.
Tammy Abrahami dhe golashënuesi më i mirë Cyril Dessers u vendosën në sulm, ndërsa kapiteni i Romës, Lorenzo Pellegrini në mesfushë.
Kapiteni i Romës është zgjedhur edhe lojtari më i mirë i sezonit në këtë garë.
🥇 Lorenzo Pellegrini named UECL Player of the Season by UEFA's Technical Observer panel 👏👏👏@ASRomaEN | #UECLfinal
— UEFA Europa Conference League (@europacnfleague) May 27, 2022
Së bashku me portierin Rui Patricio nga Roma në formacion është i pranishëm edhe Chris Smalling, i cili u shpall lojtari i ndeshjes në finale.
Edhe pse humbi finalen, Feyenoord ka pesë lojtarë në skuadrën e sezonit, pasi kishte qenë i pamposhtur që nga faza e grupeve.
Në formacion kanë arritur të zënë vend edhe Dimtri Payet i Marseille dhe Kiernan Dewsbury Hall i Leicester.
👕 2021/22 UEFA Europa Conference League Team of the Season, as selected by UEFA's Technical Observer panel 🙌#UECLfinal pic.twitter.com/qrMHnXh4EH
— UEFA Europa Conference League (@europacnfleague) May 27, 2022
Roma nuk kishte fituar kurrë një turne zyrtar të UEFA-s më parë.
Ata kishin arritur në finalen e Kupës UEFA dhe Ligës së Kampionëve, duke humbur në 1991 dhe 1984. /Telegrafi/