Portali më i madh sportiv, Goal.com ka zgjedhur formacionin më të mirë të Kupës së Amerikës.
Përkundër dështimit nga pika e bardhë në finale, Lionel Messi është pjesë e formacionit më të mirë të “Copa America”.
Në 11-shen më të mirë të kësaj gare prestigjioze për kombëtaret amerikane gjenden gjashtë futbollistë kilian, Alexis Sanchez, Arturo Vidal, Eduardo Vargas, Gary Medel, Claudio Bravo si dhe Aranguiz.
Mesin e këtyre futbollistëve kanë zënë vend edhe dy kolumbianët Murrilo dhe James Rodriguez. /Telegrafi/