Java e XVI e Ipko Superligë solli ndeshje interesante, ku munguan fitoret e skuadrave që janë duke udhëhequr në elitë.
Prishtina u ndal nga Ferizaj, ndërsa Drita dhe Feronikeli luajtën baras në derbin e kësaj xhiroje.
Drenica e ka shkatërruar Trepçën ’89 në ndeshjen që shënuan pothuajse e gjithë vija mbrojtëse e drenicasve.
Ballkani po ashtu ka treguar formë të lartë, duke e shkatërruar Gjilanin me rezultat 4-1.
Llapi fitoi si mysafirë me Flamurtarin, ndërsa Liria ka marr një fitore të pritur ndaj KEK-ut.
Redaksia e Telegrafit i ka zgjedhur 11 lojtarët më të dalluar individualisht, por që i sollën sukses skuadrave të tyre.
Portieri
Afrim Ademi është në portë. Ai bëri shumë pritje në ndeshje me Flamurtarin, madje një që ua ruajti epërsinë në këtë ndeshje.
Portieri llapjanas edhe një herë bëri që të mos ndjehet mungesa e Bledar Hajdinit.
Mbrojtja
Muharrem Musa në të djathtë. Ai bëri lojë të mirë ndaj 89-shit dhe shënoi edhe një gol. Gol ka shënuar edhe Lapidar Lladrovci i Feronikelit.
Në qendër është edhe Kristi Marku i Ferizajt, që bëri paraqitje të mirë ndaj Prishtinës. Në të mjatë Arbër Potoku, që shënoi në fitoren e Ballkanit dhe ishte ndër më të mirët.
Mesfusha
Bujar Shabani nuk e la Dritën të pësojë humbje. Ai edhe në lojë pati paraqitje të mirë.
Më të edhe Behar Maliqi që e shënoi golin e fitores te Llapi dhe Blend Baftiu që ishte ‘dirigjent’ i fitores së Ballkanit ndaj Gjilanit.
Sulmi
Valmir Veliu i Llapit erdhi nga stoli për t’i dhënë impuls lojës me Flamurtarin. Ai asistoi te goli i fitores, por edhe disa herë rrezikoi bukur.
Në krahun tjetër Durim Gashi. Anësori i Ballkanit është në formë të mirë dhe këtë po e dëshmon me gola dhe asistime.
Në krye të sulmit, Fatih Karahoda. Është nga të paktë sulmues që e ka gjetur golin në këtë javë, ku shënoi ndaj KEK-ut. /Telegrafi/