Telegrafi

Formacioni më i mirë i javës së shtatë në IPKO Superligë

Superliga e Kosovës ka vazhduar me ritmin e saj duke sjell ndeshje interesante dhe rezultate befasuese.

Derbi i Gjilanit u fitua nga Drita me rezultat 1-0, ndërsa Feronikeli ka vazhduar rrugën duke fituar 5-0 ndaj Ferizajt.

Prishtina ka fituar sërish, kësaj radhe ndaj Vushtrrisë 3-0, ndërsa Ballkani ka fituar si mysafir i Drenicës.

Trepça ’89 e ka shkatërruar Flamurtarin me rezultat 5-1, ndërsa Llapi e ka mundur Dukagjinin 2-1.

Telegrafi ka zgjedhur më të dalluarit duke i futur në një formacion.

Portier

Armend Ruxhi me plot meritë e zë vendin në portë. Ai bëri tri pritje të jashtëzakonshme ndaj Drenicës, duke e mbajtur portën e pastër.

Fal pritjeve të tij Ballkani doli me tri pikë nga ‘Bajram Aliu’.

Mbrojtja  

Përparim Islami i Feronikelit ka zhvilluar një ndeshje të madhe ndaj Ferizajt duke bërë kilometra të shumtë e duke asistuar.

Në qendër janë Ardian Cuculi (Drita) dhe Armin Mujkic (Llapi) që shënuan gol për skuadrat e tyre.

Në të majtë është i vendosur Tun Bardhoku që po zhvillon ndeshje të mira për Prishtinën.

Mesfusha

Hami Namani zhvilloi ndeshje të madhe në derbi duke qenë prej më të dalluarve. Me të aty është edhe Mërgim Pefqeli që e shënoi golin e fitores për Llapin.

Në krahë janë Jetmir Topalli dhe Gëzim Rushi që shënuan në fitoret e skuadrave të tyre.

Sulmi

Sulmi vjen me dy. Dyshja që po e ndjekin ‘Këpucën e Artë’ të Superligës që në start Arb Manaj dhe Kastriot Rexha.

Dyshja gjetën rrjetën edhe në fundjave duke e dëshmuar formën e mirë.

Trajner i javës

Arbian Nuhiu me plot meritë. Edhe pse derbi nuk tregon shumë skuadra e tij doli me fitore.

Ai e dominoi Gjilanin sidomos në mesfushë, ndërsa në sulm kishin disa raste./Telegrafi/