Site icon Telegrafi

Formacioni më i mirë i femrave nga FIFA

Alex Morgan dhe Megan Rapinoe janë në mesin e pesë lojtarëve të ekipit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës më të votuar në “2019 FIFA FIFPRO Women’s World 11”.

Julie Ertz, Rose Lavelle dhe Kelly O’Hara janë tre lojtarët e tjerë amerikane që ishin pjesë e skuadrës që mbrojtën me sukses kurorën e Kupës së Botës, këtë verë në Francë.

Formacioni ka 1 portier, 4 mbrojtëse, 3 mesfushore dhe 3 sulmuese në bazë të performancës së tyre gjatë sezonit 2018-2019.

Më shumë se 3.500 futbollistë femra në 40 vende plotësuan fletëvotim.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga FIFA BEST AWARDS

Lojtarët me shumicë votash në pozicionin e tyre u zgjodhën për formacionin.

Për herë të parë, formacioni u prezantua nga FIFA dhe FIFPRO gjatë ‘FIFA Awards’, këtë të hënë në teatrin Scala të Milanos.

FIFA FIFPRO 11, 2018-2019  për femra është:

Portier

Sari van Veendaal (Holanda, Arsenali / aktualisht Atletico)

Mbtojtëse

Lucy Bronze (Angli, Olympique Lyonnais)

Nilla Fischer (Suedi, VfL Wolfsburg / aktualisht Linkopings)

Kelly O’Hara (SHBA, Utah Royals)

Wendie Renard (Francë, Olympique Lyonnais)

Mesfushoret

Julie Ertz (USA, Stars Red Red)

Amandine Henry (Francë, Olympique Lyonnais)

Rose Lavelle (USA, Washington Spirit)

Sulmueset

Alex Morgan (USA, Orlando Pride)

Megan Rapinoe (USA, Reign FC)

Marta Vieria (Brazil, Orlando Pride)

Lojtar (vendi, skuadra e sezonit të kaluar)

Exit mobile version