Gara më e madhe evropiane për klube do të rifillojë këtë të martë, ndërsa gjatë viteve në këtë kompeticion kanë luajtur disa prej emrave më të mëdhenj të futbollit.
Ikonat e futbollit u janë gëzuar triumfeve të ndryshme në këtë konkurrim elitar, ndërsa më poshtë jua sjellim një formacion prej njëmbëdhjetë lojtareve që konsiderohen se kanë shkëlqyer në pozitat e tyre që nga viti 1992 kur edhe riemërua Liga e Kampionëve, transmeton Telegrafi.
Portier
Iker Casillas (156 paraqitje – Real Madrid dhe Porto)
Mbrojtës
Qendërmbrojtës
Paolo Maldini (109 paraqitje – Milan)
Carles Puyol (115 paraqitje – Barcelona)
Mbrojtës krahu
Roberto Carlos (120 paraqitje – Real Madrid dhe Fenerbahce)
Gary Neville (109 paraqitje – Manchester United)
Mesfushorë
Mesfushorë qendrorë
Xavi (151 paraqitje – Barcelona)
Clarence Seedorf (125 paraqitje – Ajax, Real Madrid dhe Milan)
Mesfushorë ofensivë (anësorë)
Cristiano Ronaldo (127 paraqitje – Manchester United dhe Real Madrid)
Ryan Giggs (141 paraqitje – Manchester United)
Sulmues
Lionel Messi (106 paraqitje – Barcelona)
Raul (142 paraqitje – Real Madrid dhe Schalke)
Trajner
Sir Alex Ferguson (drejtoi 190 ndeshje – Manchester United).
/Telegrafi/