Java e 30-të në IPKO Superligë sjelli rezultati interesante duke bërë që të bëhen edhe ndryshime në renditje.
Prishtina u ndal nga Drita në Gjilan në barazim (1-1) duke e lënë pas në renditje.
Feronikeli e fitoi ‘miqësoren’ me Drenicën (1-0), ndërsa Flamurtari mori tri pikë të mëdha ndaj Gjilanit (0-1).
Llapi fitoi një ndeshje të fortë ndaj 89-shit që u zgjidh vetëm në fund.
Ferizaj e mposhti Lirinë, duke e larguar nga Superliga, ndërsa Ballkani fitoi kundër KEK-ut.
Redaksia e Telegrafi Sport ka zgjedhur më të mirët e kësaj jave..
Portier
Flamur Neziri ishte heroi i Flamurtarit në ndeshje me Gjilanin. Ai e ruajti portën e paprekur gjatë gjithë ndeshjes.
Neziri mbetet ndër më të mirët e Flamurtari.
Mbrojtja
Në të djathtë Armend Thaqi. Krijoi shumë volum dhe dha asistimin e golit.
Në qendër Angel Granchov i Flamurtarit dhe Fidan Gërbeshi i Dritës, që ishin në nivel të detyrës.
Në të majtë Dardan Çerkini i Ferizajt, që shënoi në fitoren e madhe të skuadrës së tij.
Mesfusha
Behar Maliqi edhe Mentor Zhdrella treguan se janë në formë në këto ndeshje duke krijuar shumë raste për Llapin.
Maliqi edhe e shënoi golin e dytë, ndërsa Zhdrella ishte në tërë fushën.
Tre para tyre. Astrit Fazliu që shënoi ndaj Drenicës, Shend Kelmendi që ia dha tri pikë Flamurtarit me golin e tij dhe Dren Gashi i Ferizajt që shënoi dhe asistoi.
Sulmi
Ahmed Januzi i Llapi që e shënoi het-trikun e parë ketë edicion. Ai është kthyer në formë në kohën e duhur për Llapin.
Paraqitja e tij ishte pothuajse më e mira prejse është kthyer të luajë në Kosovë. /Telegrafi/