Telegrafi

Formacioni ideal i Unitedit sipas Neville, befason me lënien jashtë të disa yjeve (Foto)

Gary Neville ka treguar formacionin ideal që ish-skuadra e tij, Manchester United, duhet të luaj.

Pas shumë debateve në Angli, se Jose Mourinho nuk po mundet të zgjedh formacionin më të mirë të skuadrës, tani ka folur edhe ish-mbrojtësi anglez.

Neville ka piketuar një formacion, i cili sipas tij do të ishte ideal për ish-skuadrën e tij në mënyrë që të jetë pretendent i vendeve të para në Ligën Premier, shkruan Telegrafi.

Lexo po ashtu “Mourinho do të blejë edhe në janar dhe nuk do të përfundoj në Top 4”

Sipas ish-mbrojtësi të ‘Djajve të Kuq’, United duhet të luaj me një formacion 4-3-3, ku do të kishte vend në mesfushë për Michael Carrick dhe në sulm për Anthony Martial dhe Henrikh Mkhitaryan.

Ndërsa, befasia e këtij formacioni është lënia jashtë formacionit yllin suedez, Zlatan Ibrahimovic dhe legjendën e klubit, Wayne Rooney. /Telegrafi/

Formacioni i Unitedit sipas Neville: