Nënkryetari ekzekutiv i Manchester Unitedit, Ed Woodward, është zotuar të mbështesë Ole Gunnar Solskjaer në afatin kalimtar këtë verë, kështu që le të hedhim një vështrim se si Djajtë e Kuq mund të rreshtohen sezonin e ardhshëm.
Solksjaer ka ecur mirë këtë sezon dhe Unitedi aktualisht është i dyti në tabelën e Ligës Premier, por investimet ka të ngjarë të jenë vendimtare gjatë verës nëse ata duan të rivalizojnë me Manchester Cityn në sezonin e ri.
Mediumit anglez Mirror ka krijuar një ekip ëndrrash për Solskjaerin bazuar në transferime gjysmë-realiste dhe lojtarë të lidhur me një lëvizje në ekipin e kuq nga Old Trafford.
David de Gea mbetet në portë dhe i vetmi shtesë në katërshen e mbrojtjes është qendërmbrojtësi i Sevillas, Jules Kounde, i cili ka qenë mbresëlënës në La Liga këtë sezon.
Treshja e mesfushës është shumë e njohur pasi përbëhet nga Scott McTominay, Paul Pogba dhe Bruno Fernandes, tarifa e transferimit e të cilëve duket si më shumë një pazar çdo javë.
Megjithatë, treshja e sulmit është vendi ku ekipi futet në tokë fantazie, pasi pritet të afrohen Jadon Sancho dhe Erling Haaland në përkrahje të Marcus Rashford.
Vetëm tre fytyra të reja, por një shpenzim i mundshëm që mund të jetë rreth 300 milionë euro, duke injoruar faktin se ata do të përballen me konkurrencë të fortë për këta lojtarë.
A mundet që kjo skuadër ta shndërrojë Manchester United në pretendentë të vërtetë të titullit dhe një forcë që duhet të llogaritet në Evropë?
/Telegrafi/