Site icon Telegrafi

Formacioni me 11 lojtarët që befasuan me paraqitjet e tyre në Euro 2024

Kampionati Evropian gjithmonë ka qenë një vitrinë e jashtëzakonshme për zbulimin e talentëve që për arsye të ndryshme nuk kanë marrë vëmendjen e duhur në klubet e tyre përkatëse. Në edicionet e mëparshme, lojtarët si Pavel Nedved, Andrei Arshavin dhe Mario Balotteli fituan njohjen e publikut falë paraqitjeve me kombëtaren.

Bart Verbruggen (Holandë)

Ky Eurokupë nuk do të mbahet mend si më spektakolari në histori, kryesisht për shkak të paraqitjes madhështore të disa portierëve, shfaqja e të cilëve ka qenë krejtësisht e papritur. Njëri prej tyre është Bart Verbruggen.

Andrei Ratiu (Rumani)

Zëvendësuesi i rregullt i Ivan Balliu në Rayo Vallecano këtë sezon, paraqitjet e mira nga Andrei Ratiu kanë qenë një nga arsyet e mëdha që shpjegon pse Rumania kaloi fazën e grupeve.

Jaka Bijol (Slloveni)

Sllovenia erdhi në Euro 2024 me dy fytyra shumë të njohura mbi të tjerët: Jan Oblak dhe Benjamin Sesko. Gjatë rrugës, takuam Jaka Bijol. Një mbrojtës tradicional që përveç se di të mbrohet di edhe të sulmojë.

David Hancko (Sllovaki)

Paraqitjet e tij të mira në Kampionatin Evropian kanë bërë që të tërheq interesimin e Atletico Madridit. Hancko ishte njëri ndër zbulimet e këtij edicioni të Euro-s.

Ferdi Kadioglu (Turqi)

Ferdi Kadioglu i njohur edhe si ‘Holandezi Fluturues’ për të kaluarën e tij në radhët e të rinjve të Holandës, ishte një ndër befasitë më të këndshme të Euro 2024.

Tijjani Reijnders (Holandë)

Shumëkush e humbi besimin tek Holanda për shkak të mungesës së Frenkie De Jong, por Tijjani Reijnders e mbuloi mungesën e tij për mrekulli duke shkëlqyer për ‘Tulipanët’.

Michel Aebischer (Zvicër)

Michel Aebischer ka qenë për Murat Yakin përkufizimi i pastër dhe i thjeshtë i ‘thikës së ushtrisë zvicerane. Falë adaptimit të tij në pozita të ndryshme, Zvicra ka pasur mundësinë të ndryshojë herë pas here skemat e lojës.

Arda Güler (Turqi)

Vetëm fakti që u bë lojtari më i ri që prej kohës së Cristiano Ronaldos që shënon në një Kampionat Evropian, mjafton për ta vendosur Arda Gulerin në këtë njëmbëdhjetëshe. Ajo ‘raketë’ ndaj Gjeorgjisë ka qenë vetëm një anekdotë e aventurës fantastike të Turqisë në Euro 2024.

Baris Yilmaz (Turqi)

Nëse kemi mundur ta shohim Gulrin të luajë ku të dojë, kjo ka qenë kryesisht falë lëvizjev të Baris Yilmaz që praktikisht askush nuk e priste si titullar në Euro 2024. Ai u largua pa shënuar e pa asistuar, por sërish kontributi i tij i madh tek Turqia vërehej gjatë ndeshjeve.

Georges Mikautadze (Gjeorgji)

Sulmuesi gjeorgjian i ka tejkaluar të gjitha pritshmëritë. Në këtë edicion të Euro-s ai shënoi tre gola dhe pati një asistim.

Dan Ndoye (Zvicër)

Ashtu si Michel Aesbicher, bashkatdhetari dhe bashkëlojtari i tij te Bologna, Dan Ndoye ka qenë një nga lojtarët që falë shkathtësive të tij, shpjegohet më së miri se sa e fortë ishte Zvicra e Murat Yakin./Telegrafi/

Exit mobile version