Telegrafi

Formacionet zyrtare: Zvicra synon fitoren e dytë në kualifikimet për Euro 2024 ndaj Izraelit

Zvicra synon sonte (e martë) fitoren e dytë në kualifikimet e Euro 2024, pasi përballet me Izraelin.

Ndeshja që fillon në ora 20:45, do të luhet në stadiumin Stade de Geneve.

Zvicra është lidere e Grupit I me tri pikë, aq sa ka edhe Romania, ndërsa Kosova e Izraeli me nga një, ndërsa Andorra dhe Rumania ende pa pikë.

Formacionet zyrtare:

Zvicra: Sommer, Widmer, Elvedi, Akanji, Zakaria, Feuler, Granit Xhaka, Rodriguez, Vargas, Itten, Amdouni.

Izraeli: Glazer, Dasa, Vitor, Shlomo, Haziza, Peretz, Solomon, Lavi, Leidner, Jaber, Baribo. /Telegrafi/