Kosova do të luajë kundër Zvicër në kuadër të ndeshjeve miqësore të marsit.
Dardanët vijnë nga një fitore me Burkina Fason me rezultat 5-0, ndërsa Zvicra kishte pësuar humbje me Anglinë me rezultat 2-1.
Alian Girese për këtë ndeshje ka vendosur të luajë me formacionin më të mirë, ku në portë do të jetë Arijanet Muric.
Mbrojtja vjen me Amir Rrahmanin, Mirlind Kryeziun në qendër, ndërsa në krahë janë Florent Hadërgjonaj dhe Mërgim Vojvoda.
Mesfusha përbëhet nga Valon Berisha, Florjan Loshaj dhe Blendi Idrizi.
Sulmi i është besuar treshes, Milot Rashica, Vedat Muriqi dhe Zymer Bytyqit.
Në anën tjetër Murat Yakin nga minuta e parë i ka besuar dyshes, Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka.
Zvicra: Kobel, Mbabu. Elvedi, Comert, Lotomba, Sow, Xhaka, Okafor, Shaqiri, Zuber, Gavranovic.
Kosova: Muric, Hadergjonaj, Rrahmani, Kryeziu, Vojvoda, Idiriz, Loshaj, V. Berisha, Rashica, Muriqi, Bytyqi.
/Telegrafi/