Telegrafi

Formacionet zyrtare: West Hami dhe Frankfurti kërkojnë një vend në finale

West Ham Unitedi është nikoqir i Eintracht Frankfurtit në London Stadium për takimin e parë gjysmëfinal të Ligës së Evropës.

Ekipi anglez arriti në këtë fazë duke eliminuar Lyonin në çerekfinale, derisa skuadra gjermane triumfoi përballë Barcelonës.

Trajnerët David Moyes dhe Oliver Glasner janë kujdesur për taktikat e tyre dhe i kanë zgjedhur formacionet startuese.

Formacioni startues i West Ham Unitedit: Areola; Johnson, Dawson, Zouma, Cresswell; Soucek, Rice; Fornals, Lanzini, Bowen; Antonio.

Formacioni startues i Eintracht Frankfurtit: Trapp; Tuta, Hinteregger, Toure; Knauff, Sow, Rode, Kostic; Kamada, Lindstrom; Borre.

/Telegrafi/