Sot me fillim prej orës 21:00 do të luhet ndeshja e radhës në kuadër të Ligës Premier.
Chelsea do të jetë mysafirë i skuadrës së West Bromvich Albion, ku në rast të një fitoreje do të shpallet kampion i ligës elitare angleze.
Trajnerët e ekipeve respektive tashmë kanë përzgjedhur formacionet që do të hedhin në fushën e stadiumit ‘The Hawthorns’, transmeton Telegrafi.
WBA: Foster; Dawson, McAuley, Evans, Nyom; Brunt, Livermore, Fletcher (c), Field, McClean; Rondon.
Chelsea: Thibaut Courtois; Cesar Azpilicueta, David Luiz, Gary Cahill (c); Victor Moses, Matic, Cesc Fàbregas, Marcos Alonso; Pedro, Diego Costa, Eden Hazard