Telegrafi

Formacionet zyrtare: Watford – Manchester City

Watfordi dhe Manchester City i kanë publikuar formacionet zyrtare për takimin e javës së 37-të në Ligën Premier.

Ndeshja që fillon në ora 19:00, do të zhvillohet në stadiumin “Vicarage Road”, me vendasit që cilësohen si favoritë në letër.

Watfordit që i duhet fitorja me çdo kusht që të mbijetojë në ligën angleze, do të jete pa lojtarët si, Gerard Deulofeu, Capoue, Janmaat, Success, që janë të lënduar.

Në anën tjetër, Pep Guardiola nuk mund të llogarisë në Sergio Agueron dhe Claudio Bravon që po ashtu janë të lënduar.

Formacioni startues i Watfordit: Foster, Mariappa, Kabasele, Dawson, Femenia, Cleverley, Hughes, Doucoure, Sarr, Pereyra, Deeney.

 

Formacioni startues i Manchester Cityt: Ederson, Walker, Garcia, Laporte, Cancelo, Rodrigo, De Bruyne (C), Foden, Bernardo, G Jesus, Sterling. /Telegrafi/