Telegrafi

Formacionet zyrtare, Verona – Juventusi: Pirlo eksperimenton me mbrojtjen

Juventusi e shumë mungesa do të luajë vetëm me tre mbrojtës ndaj Veronas.

Andrea Pirlo nuk ka mundësi të zgjedh për momentin, pasi Leonardo Bonucci, Giorgio Chiellini, Juan Cuadrado, Arthur dhe Paulo Dybala janë të dëmtuar.

Alvaro Morata nuk është stërvitur gjatë gjithë javës për shkak të një infeksioni viral, ndërsa Danilo është i pezulluar.

Bianconerët kthehen në formacionin 3-5-2 me Alex Sandro që improvizohet një mbrojtës qendror, ndërsa Federico Chiesa dhe Federico Bernardeschi janë në krahë.

Kulusevski është në sulm me Cristiano Ronaldon, ndërsa Aaron Ramsey pas sulmuesve.

Kevin Lasagna te Verona do të jetë në sulm i mbështetur nga Mattia Zaccagni dhe Antonin Barak.

Stefano Sturaro në anën tjetër do të luajë ndaj ish skuadrës.


Verona: Silvestri; Magnani, Gunter, Lovato; Faraoni, Sturaro, Ilic, Dimarco; Barak, Zaccagni; Lasagna.

Juventus: Szczesny; Demiral, De Ligt, Alex Sandro; Chiesa, Bentancur, Rabiot, Bernardeschi; Ramsey; Kulusevski, Cristiano Ronaldo.


/Telegrafi/