Telegrafi

Formacionet zyrtare: Valladolidi në sfidën e mbijetesës ndaj Barcelonës

Në Estadio Jose Zorrilla zhvillohet ndeshja e xhiros së 36-të në La Liga ndërmjet Real Valladolidit dhe Barcelonës.

Katalunasit tashmë janë shpallur kampionë të Spanjës dhe nuk kanë ndonjë objektiv real për këtë sfidë.

Në anën tjetër, Valladolidi është duke luftuar për mbijetesë pasi ndodhet në zonën e rrezikut për të rënë nga elita me pikë të barabarta me Getafen që ndodhet në zonën e shpëtimit.

Trajnerët Paulo Cesar Pezzolano Suarez dhe Xavi Hernandez i kanë zgjedhur skuadrat që do të zbresin në fushë nga minuta e parë.


Formacioni startues i Real Valladolidit: Masip, Fresneda, Joaquin, Javi Sanchez, Olaza, Plano, Roque Mesa, Aguado, Plata, Machis, Larin.

 

Formacioni startues i Barcelonës: Ter Stegen; Sergi Roberto, Christensen, Marcos Alonso, Balde; Eric Garcia, Pablo Torre, De Jong; Raphinha, Gavi; Lewandowski.


/Telegrafi/