Telegrafi

Formacionet zyrtare, Valencia – Real Madrid

Real Madridi është mysafir i Valancias për të zhvilluar ndeshjen e mbetur në kuadër të kampionatit spanjoll.

Duke qenë se Los Blancos ishin të angazhuar në Kupën e Botës për Klubeve, kjo ndeshje u desh të ricaktohej për një datë tjetër.

Zinedine Zidane padyshim se do të dëshirojë një fitore në mënyrë që të shmanget në krye të tabelës së La Ligas nga rivalët për titull.

Mirëpo, Valencia gjithmonë ka ditur të jetë një kundërshtar i vështirë për Realin në të kaluarën, për më shumë, takimi zhvillohet në Mestalla.

Real Madridi është në krye të tabelës me 52 pikë, një më shumë se Barcelona, por Mbretërit kanë dy ndeshje më pak se rivali i tyre.

Valencia nuk është në pozitë të mirë, renditet e 15-ta me 23 pikë të arkëtuara deri më tani.

Formacionet startuese të Valencias: Alves, Gaya, Mangala, Garay, Cancelo, Perez, Parejo, Orellana, Nani, Munir, Zaza.

Formacionet startuese të Real Madridit: Navas, Carvajal, Sergio Ramos, Varane, Marcelo, Casemiro, Modric, Kroos, James, Ronaldo, Benzema.

/Telegrafi/