Real Madrid do të mundohet t’i rikthehet fitoreve pas debaklit në Copa del Rey.
Madrilenët do të kenë mision të vështirë pasi që do të jenë mysafirë të skuadrës së Valencias, e cila zë pozitën e tretë të renditjes tabelore.
Tashmë te dyja skuadrat kanë publikuar formacionet respektive, ku shihen disa ndryshime.
Zinedine Zidane nuk ka në dispozicion Sergio Ramosin dhe Iscon, të cilët janë të lënduar.
Te vendasit nuk do të jenë të disponueshëm Gabriel dhe Vezo, që nuk kanë mundur të shërohen me kohë.
Kujtojmë se takimi do të fillojë në ora 16:15 në stadiumin legjendar Mestalla, ku takimi i parë kampional ka përfunduar me rezultat të barabartë 2-2.
Valencia: Neto, Montoya, Coquelin, Garay, Lato, Guedes, Parejo, Kondogbia, Gaya, Rodrigo dhe Mina.
Real Madrid: Navas, Carvajal, Nacho, Varane, Ronaldo, Kroos, Benzema, Bale Modric, Marcelo dhe Casemiro. /Telegrafi/