Valencia edhe Chelsea do ta zhvillojnë përballjen e dytë në kuadër të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve.
Skuadra spanjolle do të jetë nikoqir i The Blues në përballjen që zhvillohet në ora 18:55 në stadiumin “Estadio de Mestalla”.
Dy skuadrat tashmë kanë publikuar formacionet zyrtare për këtë takim, derisa Ajaxi, Chelsea dhe Valencia kanë nga shtatë pikë dhe Lille me një sosh në Grupin H.
On to the Mestalla. 👊#VCFCHE pic.twitter.com/ny4kdcuCFj
— Chelsea FC (@ChelseaFC) November 27, 2019
Skuadra spanjolle në këtë takim nuk do të mund të llogaris në lojtarët si, Denis Cheryshev, Mouctar Diakhaby, Kodogbia dhe Piccini, që janë të lënduar.
Në anën tjetër, Frank Lampard do të jetë pa lojtarët si, Ross Barkley, Callum Hudson-Odoi, Ruben Loftus-Cheek dhe Antonio Rudiger, që po ashtu janë të lënduar.
Formacioni startues i Valencias: Cillessen, Costa, Paulista, Soler, Parejo, Gaya, Wass, Rodrigo, Ferrran, Gomez, Garay.
🌟 Our STARTING XI tonight 🌟#VCFChelsea 🌟#MestallaÉsChampions pic.twitter.com/ixvw0ttT15
— Valencia CF (@valenciacf_en) November 27, 2019
Formacioni startues i Chelseat: Kepa, James, Zouma, Christensen, Azpilicueta, Jorginho, Kante, Kovacic, Willian, Abraham, Pulisic. /Telegrafi/
Here's our team to take on Valencia. 💪#VCFCHE pic.twitter.com/pdx6JyspV9
— Chelsea FC (@ChelseaFC) November 27, 2019