Site icon Telegrafi

Formacionet zyrtare: Unitedi kërkon konfirmimin në top-katërshe në përballjen ndaj Chelseat

Manchester Unitedi dhe Chelsea zhvillojnë ndeshjen e mbetur nga java e 32-të në Ligën Premier.

Në sfidën që zhvillohet në Old Trafford, Djajtë e Kuq kanë nevojë për rezultat pozitiv (barazim ose fitore), në mënyrë që ta sigurojnë kualifikimin në Ligën e Kampionëve për edicionin e ardhshëm.

Derisa Unitedi ka nevojë për një pikë, Chelsea hyn në këtë sfidë pa ndonjë objektiv real, pasi e ka siguruar mbijetesën, ndërsa është jashtë garës për pozitat evropiane.

Trajnerët Erik ten Hag dhe Frank Lampard e kanë bërë zgjedhjen e futbollistëve, të cilët do t’i inkuadrojnë në fushë nga minuta e parë.


Formacioni startues i Manchester Unitedit: De Gea, Wan-Bissaka, Shaw, Varane, Lindelof, Casemiro, Eriksen, Fernandes, Antony, Sancho, Martial.

Formacioni startues i Chelseat: Kepa, Azpilicueta, W.Fofana, Chalobah, Hall, Gallagher, Fernandez, Chukwuemeka, Madueke, Havertz, Mudryk.


/Telegrafi/

Exit mobile version