Telegrafi

Formacionet zyrtare: Unitedi kërkon fitore ndaj West Hamit, vazhdon garën për top-katërshe

Manchester Unitedi është nikoqir i West Ham Unitedit në ndeshjen e javës së 34-të në Ligën Premier.

Djajtë e Kuq aktualisht pozicionohen në vend të gjashtë me 61 pikë, pesë më pak se Chelsea që mabn vendin e katërt (por Unitedi ka një ndeshje më pak të zhvilluar se Blutë).

West Hami është në vend të 11-të në renditje dhe nuk ka ndonjë objektiv, pasi është larg zonës së rrezikut dhe larg zonës evropiane.

Trajnerët Ole Gunnar Solskjaer dhe Manuel Pellegrini i kanë përgatitur formacionet e tyre për këtë ndeshje.

Formacioni startues i Manchester Unitedit: De Gea; Dalot, Smalling, Jones, Rojo; Fred, Mata, Pogba; Lingard, Lukaku, Martial.

Formacioni startues i West Ham Unitedit: Fabianski, Zabaleta, Ogbonna, Balbuena, Masuaku, Rice, Noble, Snodgrass, Lanzini, Anderson, Chicharito.

/Telegrafi/