Telegrafi

Formacionet zyrtare, United me shumë mungesa ndaj Middlesbrough

Të dy skuadrat kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare.

Manchester United është mysafirë i Middlesbrough në ndeshjen e vlefshme për javën e 29 të kampionatit anglez, Ligës Premier.

‘Djajtë e Kuq’ dëshirojnë të vazhdojnë serinë pozitive edhe ndaj ‘Boros’ dhe të qëndrojnë në hap për katër pozitat e para.

Megjithatë, një fitore e United nuk do të jetë e lehtë pas vendasit kanë ndërruar trajnerin dhe janë të motivuar maksimalisht, teksa edhe ‘Djajtë’ kanë shumë mungesa në formacion. /Telegrafi/

Middlesbrough: Valdes; Barragan, Bernardo, Gibson, Fabio; Clayton, Leadbitter, De Roon; Ramirez, Negredo, Downing.

Man Utd: De Gea; Smalling, Jones, Bailly; Valencia, Carrick, Fellaini, Young; Mata, Rashford, Lingard.