Telegrafi

Formacionet zyrtare: Ulpiana për fitoren e parë, Drenica për vazhdimësi

Ulpiana dhe Drenica kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e vlefshme për javën e katërt në BKT Superligën e Kosovës.

Lipjanasit janë nikoqir të drenicasve në takimin i cili pritet të zhvillohet në “Stadiumin e Qytetit” në Suharekë me fillim nga ora 16:00.

Vendasit e Ulpianës kanë një barazim dhe dy humbje nga tri ndeshjet e para dhe synojnë ta shijojnë fitoren e parë në Superligë.

Në anën tjetër, Drenica e ka nisur në mënyrë perfekte sezonin me një barazim dhe dy fitore, teksa synon ta vazhdojë këtë seri pozitive.

Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme.

Ulpiana: Blakçori; Gjoni, Emini, Musliu, Mustafa; Shala, Junior, Rezi, Haliti; Selimi, Santos;

Drenica: :Haxhijaj; Lushtaku, Jashari, Qaqi, Veliu; Thaqi, Hamiti, Gashi; Uka, Zabergja, Mëziu

/Telegrafi/