Ulpiana do të pres Dritën në kuadër të javës së 27-të në BKT Superligën e Kosovës.
Lipjanasit janë në vendin e parafundit me 24 pikë dhe vetëm fitorja i mban në hap me mbijetesën.
Në anën tjetër Drita është e treta me 46 pikë, tetë më pak se lideri Ballkani.
Ulpiana për këtë ndeshje ka vendosur të luajë me emra si Iran, Rezi e Qerimi.
Në anën tjetër Ardian Nuhiu i ka besuar Simonowskit, Ajzerajt dhe Kryeziut.
Ulpiana: Thaqi, Makolli, Rrapuca, Musliu, Emini, Shala, Qerimi, Rezi, Iran, Domogoj, Shkalla.
Drita: Maloku, Limani, Cuculi, Balde, Blakqori, Fazliu, Jashari, Namani, Kryeziu, Ajzeraj, Simonowski.
/Telegrafi/