Site icon Telegrafi

Formacionet zyrtare: Uellsi dhe Anglia në sfidën që e përcakton skuadrën që vazhdon tutje

Në Ahmed Bin Ali Stadium zhvillohet ndeshja e raundit të fundit në fazës grupore të Kampionatit Botëror ndërmjet Uellsit dhe Anglisë.

Dy skuadrat britanike bëjnë pjesë në Grupin B dhe janë në kërkim të një vendi që çon të 1/8 e finales.

Tre Luanët kanë arkëtuar katër pikë nga dy ndeshjet e para dhe do t’i mjaftojë barazimi për të vazhduar tutje. Ndërsa Uellsi që ka vetëm një pikë duhet doemos të fitojë që të kualifikohet.

Përzgjedhësit Robert Page dhe Gareth Southgate i kanë caktuar taktikat dhe lojtarët që do të zbresin në fushë nga minuta e parë.


Formacioni startues i Uellsit: Ward; N.Williams, Mepham, Rodon, B.Davies; Allen, Ampadu, Ramsey; Bale, Moore, James.

Formacioni startues i Anglisë: Pickford; Walker, Stones, Maguire, Shaw; Bellingham, Rice, Henderson; Foden, Kane, Rashford.

(Foto: Flashscore)

/Telegrafi/

Exit mobile version