Telegrafi

Formacionet zyrtare: Udhëtim i vështirë për Arsenalin te Leicesteri

Leicesteri dhe Arsenali do të takohen në kuadër të javës së dhjetë në Ligën Premier.

Të dy skuadrat tashmë kanë publikuar formacionet zyrtare për sfidën që fillon në ora 13:30 në “King Power Stadium”.

Për këtë ballafaqim, Dhelprat nuk mund të llogarisin në Wesley Fofana, Wilfried Ndidi, Marc Albrighton dhe James Justin që janë të lënduar.

Standings provided by SofaScore LiveScore

Në anën tjetër, The Gunners do të kenë mungesën e Granit Xhakës, që po ashtu është i lënduar.

Formacioni startues i Leicesterit: Schmeichel, Thomas, Amartey, Soyuncu, Evans, Castagne, Soumare, Tielemans, Maddison, Iheanacho, Vardy.

Formacioni startues i Arsenalit: Ramsdale, Gabriel Magalhães, Tomiyasu, Nuno Tavares, White, Sambi Lokonga, Partey, Smith Rowe, Saka, Aubameyang(c), Lacazette. /Telegrafi/