Turqia dhe Gjeorgjia zhvillojnë ndeshjen e parë në kuadër të fazës së grupeve të Euro 2024, përkatësisht në Grupin F.
Sonte (18 qershor) përfundon edhe rrethi i parë i fazës së grupeve në Kampionatin Evropian që po mbahet në Gjermani, ndërsa nga nesër fillon raundi i dytë.
Nga ora 21:00, në stadiumin Signal Iduna Park (Dortmund), dy skuadrat do të kërkojnë pikët e para.
Turqia është favorit në letër për këtë përballje, pasi ka një ekip shumë më cilësor, por Gjeorgjia di të nxjerr befasi.
Formacionet zyrtare:
Turqia: Günok; Ayhan, Müldür, Bardakcı, Akaydin, Kadioglu; Kökçü, Çalhanoglu; Arda Güler, Yıldız; Yılmaz.
Gjeorgjia: Mamardashvili; Kverkvelia, Kashia, Dvali; Kakabadze, Kiteishvili, Kochorashvili, Mekbavishvili, Chakvetadze; Kvaratskhelia, Mikautadze. /Telegrafi/