Site icon Telegrafi

Formacionet zyrtare, Turqi U21 – Kosovë U21

Janë publikuar formacionet zyrtare për takimin Turqia U21 – Kosova U21, ku përzgjedhësi ynë Rafet Prekazi ka bërë pak ndryshime nga ndeshja e kaluar.

Ndeshja në mes Shpresave të Kosovës dhe Turqisë është e vlefshëm në kuadër të Kampionatit Evropian nën 21 vjeç.

Të dy trajnerët kanë ardhur me formacionet më të mira të tyre që kanë në dispozicion.

Kujtojmë se takimi i parë në mes Kosovës dhe Turqisë i zhvilluar në qershor të këtij vitit në “Fadil Vokrri” ka përfunduar me rezultat 3-1 në të mirë të Kosovës.

Në sulm te Kosova do të luajë Blend Baftiu së bashku me Valdrin Mustafën.

Shpresat e Kosovës bëjnë pjesë në grupin e tretë dhe nga nëntë xhiro kanë fituar tre, teksa kanë humbur gjashtë ndeshje duke u renditur në vendin e parafundit.


Turqia U21: Egribayat, Kizildag, Cankaya, Sertel, Asan, Kutlu, Ozdemir, Yalcin, Eyibili, Akman, Dervisoglu.

Kosova U21: Nreca, Kapra, Kurtulus, Vitija, Sadriu, Jashari, Zekaj, Hamdiu, Kqiku, Mustafa, Baftiu.


/Telegrafi/

Exit mobile version