Telegrafi

Formacionet zyrtare: Tuchel kërkon ta vazhdojë rekordin pa humbje te Chelsea edhe në takimin përballë Leedsit

Leeds United do të jetë nikoqir i Chelseat për përballjen që zhvillohet në kuadër të javës së 28-të në Ligën Premier.

Të dy skuadrat tashmë kanë publikuar formacionet zyrtare për takimin që fillon në ora 13:30 në stadiumin “Elland Road”.

Për këtë sfidë, Marcelo Bielsa nuk mund të llogarisë në Adam Forshaë, Pablo Hernandez e Pascal Struijk, që janë të lënduar.

Standings provided by SofaScore LiveScore

Në anën tjetër, Thomas Tuchel do të jetë pa dyshen, Tammy Abraham e Thiago Silva, që po ashtu janë të lënduar.

Formacioni startues i Leeds: Meslier, Ayling, Struijk, Llorente, Alioski, Philips, Dallas, Harrison, Roberts, Raphina, Bamford.

Formacioni startues i Chelseat: Mendy, Azpilicueta, Christensen, Rudiger, Chilwell, Kante, Jorginho, Mount, Ziyech, Havertz , Pulisic. /Telegrafi/