Wembley është arena e duelit ndërmjet Tottenham Hotspur dhe Real Madridit, ku do ta zhvillojnë ndeshjen e xhiros së katërt të fazës grupore të Ligës së Kampionëve.
Përballja e parë e këtyre dy skuadrave që u zhvillua në Santiago Bernabeu, përfundoi me rezultat të barabartë (1-1).
🏟⚽💫 #RMUCL
¡Listos para nuestro primer partido en Wembley!🙌 VAMOS! 🙌 pic.twitter.com/EVmDS0QoQB
— Real Madrid C.F. (@realmadrid) November 1, 2017
Të dy rivalët e Grupit H i kanë nga shtatë pikë dhe do të përpiqen të japin maksimumin në këtë përballje, duke qenë se Borussia Dortmundi mund t’ua prishë planet.
Trajnerët Mauricio Pochettino dhe Zinedine Zidane kanë vënë përballë lojtarët që i kanë në formë më të mirë për këtë sfidë.
Final preparations at Hotspur Way ahead of Madrid. 💪 ⚽️ #COYS pic.twitter.com/W0ELdWivuw
— Tottenham Hotspur (@SpursOfficial) November 1, 2017
Formacioni zyrtar i Tottenham Hotspur: Lloris, Trippier, Sanchez, Alderweireld, Vertonghen, Davies, Dier, Winks, Eriksen, Dele, Kane.
Formacioni zyrtar i Real Madridit: Casilla; Achraf; Nacho, Ramos, Marcelo; Casemiro, Kroos, Modric; Isco; Ronaldo, Benzema.
Takimi tjetër në Grupin H, zhvillohet ndërmjet Borussia Dortmundit dhe APOEL Nicosias.
Të dyja këto skuadra e kanë nga një pikë të arkëtuar nga tri xhirot e para të fazës grupore. /Telegrafi/