Tottenham Hotspur dhe Manchester City zhvillojnë ndeshjen kryesore të xhiros së parë të edicionit 2021/2022 në Ligën Premier.
Në sfidën që zhvillohet në Tottenham Hotspur Stadium, Spursat do të përpiqen t’i shkaktojnë telashe kampionit në fuqi që ka synim ta mbrojë titullin edhe këtë sezon.
Trajnerët Nuno Espirito Santo dhe Pep Guardiola i kanë përgatitur taktikat e tyre për këtë sfidë.
Formacioni startues i Tottenham Hotspur:Lloris, Tanganga, Sanchez, Dier, Reguilon, Skipp, Hojbjerg, Alli, Bergwijn, Lucas, Son.
Formacioni startues i Manchester Cityt: Ederson, Cancelo, Dias, Ake, Mendy, Fernandinho, Gundogan, Grealish, Mahrez, Torres, Sterling.
/Telegrafi/