Telegrafi

Formacionet zyrtare: Tottenhami dhe Chelsea luajnë për fitore në derbin londinez

Tottenham Hotspur dhe Chelsea zhvillojnë derbin londinez, të vlefshëm për javën e pestë të Ligës Premier.

Spursat kanë regjistrua tri fitore dhe një humbje në katër xhirot e para, derisa Blutë kanë arritur tri fitore dhe një barazim.

Ndërkohë që të dyja ekipet luajnë për fitore, trajnerët Nuno Espirito Santo dhe Thomas Tuchel i kanë përgatitur taktikat dhe lojtarët që do të zbresin në fushë nga minuta e parë.

Formacioni startues i Tottenham Hotspur: Lloris; Emerson, Dier, Romero, Reguilon; Hojbjerg, Lo Celso, Ndombele; Alli, Son; Kane.

Formacioni startues i Chelsea: Kepa; Thiago Silva, Christensen, Rudiger; Azpilicueta, Jorginho, Kovacic, Marcos Alonso; Mount, Havertz; Lukaku.

/Telegrafi/