Telegrafi

Formacionet zyrtare, Torino-Roma: Mourinho i beson vetëm Dybalas në sulm

Roma ka mundësinë të kalojë Interin dhe Milanin, duke kaluar në vendin e tretë nëse fiton ndaj Torinos si mysafir në kuadër të javës së 29-të në Serie A.

Interi dhe Milani barazuan dje nga Salernitana dhe Empoli respektivisht, kështu që një fitore këtu do t’i vendoste Giallorossi në vendin e tretë.

Andrea Belotti dhe Tammy Abraham janë në stol, me Ola Solbakken dhe Stephan El Shaarawy që mbështesin Paulo Dybalan që luan në krye të sulmit.

Sanabria është sulmuesi i Torinos në këtë ndeshje, ndërsa do të mbështet nga Aleksei Miranchuk dhe Nemanja Radonjic.


Torino: Milinkovic-Savic; Gravillon, Schuurs, Buongiorno; Singo, Ricci, Gineitis, Rodriguez; Miranchuk, Radonjic; Sanabria

Roma: Rui Patricio; Mancini, Smalling, Llorente; Zaleëski, Cristante, Ëijnaldum, Spinazzola; Solbakken, El Shaaraëy; Dybala


/Telegrafi/