Telegrafi

Formacionet zyrtare të Superkupës së Anglisë, Liverpool – Man City: Klopp lë në bankë Nunezin, Guardiola i beson Haaland

Liverpooli dhe Manchester City do ta nisin sezonin e tri aty ka e lanë të fundit, në luftë për trofe.

Dy ekipet më të mira angleze të viteve të fundit do të përballen në mes vete në Superkupën e Anglisë, apo Community Shield.

Për këtë ndeshje Jurgen Klopp ka vendosur të luajë me Luis Diaz, Mo Salah dhe Roberto Firmino, ndërsa Darwin Nunez ka mbetur në bankë.

Në anën tjetër Pep Guardiola i ka besuar Erling Haaland nga minuta e parë, ndërsa Jack Grealish dhe Riyad Mahrez do ta ndihnojnë nga krahët.

Ndeshja zhvillohet stadiumi “King Power” nga ora 18:00.


Liverpool: Adrian, Alexander-Arnold, Matip, Van Dijk, Robertson, Fabinho, Henderson, Thiago, Diaz, Salah, Firmino.

Man City: Ederson, Walker, Dias (C), Ake, Cancelo, Rodrigo, Bernardo, De Bruyne, Mahrez, Haaland, Grealish.


/Telegrafi/