Telegrafi

Formacionet zyrtare të superduelit ndërmjet Real Madridit dhe PSG-së

Real Madridi dhe Paris Sain-Germaini zhvillojnë ndeshjen e parë të 1/8 së finales të Ligës së Kampionëve.

Dy skuadrat e fuqishme evropiane do të paraqiten para tifozëve në Santiago Bernabeu për të matur forcat mes lojtarëve më të mirë që i kanë në dispozicion.

Të dy klubet kanë në pronësi lojtarë në vlerë prej 1.6 miliard euro, prandaj nuk ka dyshime për cilësinë e tyre dhe lojën fantastike që zhvillojnë.

Dy trajnerët, Zinedine Zidane dhe Unai Emery, tashmë i kanë gati taktikat e tyre për këtë superduel të shumëpritur nga tifozët e futbollit.

Formacioni zyrtar i Real Madridit: Navas, Ramos, Varane, Nacho, Ronaldo, Kroos, Benzema, Modric, Marcelo, Casemiro, Isco.

Formacioni zyrtar i Paris Saint-Germainit: Areola, Alves, Marquinhos, Kimpembe, Berchiche, Verratti, Lo Celso, Rabiot, Mbappe, Cavani, Neymar.

Ndeshja kthyese zhvillohet pas tri javësh (6 mars) në Parc de Princes. /Telegrafi/