Telegrafi

Formacionet zyrtare të super derbit në Superligë: Prishtina për t’u rikthyer fuqishëm në garë për titull – Drita për ta thelluar diferencën si lider

Prishtina do të jetë nikoqir i Dritës për takimin që kishte mbetur nga java e tretë në Superligën e Kosovës.

Dy skuadrat kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për derbin që fillon në ora 13:30 në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Njëherësh, kjo përballje e zjarrtë do të jetë e fundit për stinorin pranveror dhe klubet do të shkojnë në pushim.

Drita është aktualisht lider i elitës së futbollit kosovar me 40 pikë dhe kërkon të thellojë edhe më shumë diferencën pas humbjes 4-0 të Ballkanit në shtëpi përballë Gjilanit.

Në anën tjetër, bardhekaltrit do të tentojnë të vazhdojnë ecurinë e mirë dhe për t’u rikthyer fuqishëm në garë për titull, e që janë në pozitën e tretë me 31 pikë.

Formacioni startues i Prishtinës: Haxho, B.Krasniqi, Dellova, Bekteshi, Mici, Zyba, Bardhoku, E.Krasniqi, Mankenda, John, Kryeziu.

Formacioni startues i Dritës: Rexhepi, Brdarovski, Limani, Arago, Blakqori, Namani, B.Shabani, Xh.Shabani, Fazliu, Ajzeraj, Rexha. /Telegrafi/